Kreu i grupit parlamentar demokrat Myslim Murrizi tha se do të kallëzojë në SPAK edhe zyrtarë që kanë dhënë tendera në mënyrë të paligjshme duke përmendur një tender të ish-ministrit Edmond Panariti.
“Tenderat lënë gjurmë dhe këta nuk shpëtojnë dot.Edmond Panariti ka bërë një tender 6.3 milionë euro për sistemin e vaditjes në kanalin e Tërbufit por nuk është vënë asnjëherë në punë pasi nuk ka ujë. Kjo qeveria e Ramës i ka dhënë një tender mbi 1 milionë euro kandidatit të Bashës. Janë bashkë. Çfarë është kjo dashuri e madhe. Kur është PD në pushtet marrin tendera këta të PS. Kur janë në pushtet këta të PS marrin tendera këta të PD-së”, tha Murrizi për News24.