Profesori dhe mjeku i njohur italian Alberto Zangrillo, i spitalit San Raffaele në Milano, është optimist për tashmen dhe të ardhmen e pandemisë nga koronavirusi.
Ai thotë se në Itali tani janë shfaqur disa vatra të reja të vogla por që nuk janë vatra sëmundje.
“4 muaj më parë, më 29 mars isha duke qarë pasi nuk dija se ku t’i fusja të sëmurët që vinin në spital. Sot është 29 qershor dhe të gjithë treguesit janë absolutisht të favorshëm.” – tha Zangrillo
Sa për shpërthimet e reja në Itali, Zangrillo u shpreh se “ato nuk kanë asnjë kuptim për mua. Në Florida, në SHBA ka patur shumë raste shpërthimesh infeksioni, pra subjekte të infektuar por jo të sëmurë. Tani vdekshmëria ka shkuar nga 6.7% në 0.4%, të paktën po flas për Italinë”.