Mërgimtarët nga Gjermania mund të vijnë për pushime (VIDEO)

Gjermania vazhdon ti konsideroj si vendet e Ballkanit të rrezikuara, për shkak të vazhdimsisë me rastet e koronavirusit dhe se ajo vetëm rekomandon qytetarët e saj që të mos udhëtojnë atje. Pra nuk ndalon, vetëm i paralajmëron shtetasit e saj që mos të udhëtojnë edhe në shtetet si: Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnjë – Hercegovina, etj.

Ky paralajmërim vlen deri në fund të gushtit. Por këto janë vetëm rekomandime, ashtu siç i jep edhe Bashkimi Evropian. Se a do të lejohet kjo të ndodhë në gusht, varet se si do të jetë gjendja me koronavirusin në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ju mund të udhëtoni prej Gjermanisë drejt Ballkanit, pra nuk ka asnjë ndalesë, vetëm ka paralajmërim.

Nëse ju ndodhë diçka shteti gjerman nuk merrë asnjë obligim për tju kthyer. Pra nuk merr masa që të ju kthej me aeroplan, sikur që ndodhi në fillim të pandemisë. Mund të ndodhë që edhe ndonjë nga siguracionet të mos marrë obligim të mbulojë dëmet, nëse do t’i ndodhnin dikujt. Por, do të ishte mirë që ju të këshilloheni me sigurimin tuaj.

Të gjithë ata që në dy javët e fundit kanë qenë në ndonjë nga vendet e rrezikuara, fillimisht duhet të drejtohen tek Entet e Shëndetësisë në komunat apo vendet ku jetoni.

Në këto institucione, mjekët do të vlerësojnë për gjendjen tuaj. Në këtë rast ju mund të dërgoheni për test për koronavirus. Nëse keni test negativ atëherë nuk jeni të obliguar të izoloheni dhe ky izolim vlen 14 ditë.

Gjermania njeh testet nga vendet e Ballkanit, përveç Kosovës

Gjermania tanimë njeh institucionet shëndetësore që janë të akredituara për bërjen e testeve për koronavirus.
Testet mund ti bëni në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë- Hercegovinë. Testin mund ta bëni edhe në Gjermani, sapo të keni mbërritur.

Vetëm Kosova nuk ka institucione të akredituara që i bëjnë këto teste për koronavirus. Vlerësimi për gjendjen tuaj rreth izolimit apo vetizolimit bëhet nga landet dhe jo nga Qeveria federale. Më gjërësisht ndiqni këshillimet e gazetarit Bahri Cani.

VIDEO: