Kompania gjermane Mercedes-Benz, kësaj here ka zgjedhur Shqipërinë për të testuar modelin e makinave Mercedes-Benz GLE 500 4MATIC.
Malet e Shushicës në Shqipëri të kujtojnë filmat e Karl May, peizazhi i thyer me kontrast në mes të vijës bregdetare me detin e kaltër dhe malet shkëmbore me lartësi mbidetare prej 2700 metra, i cili ofron një sfond të rëndësishëm për një turne për modelin Off-Road.
“Kombinimi i detit dhe malit të lartë 2700 metra, fshatra të vogla dhe mikpritja e njerëzve – kjo është ajo që më pëlqen në këtë vend”, ka thënë Holzmann.
GLE 500 4MATIC shpenzon karburant mesatarisht 3.3-litër në 100 kilometra, ndërsa emeton dyoksid të karbonit rreth 78 gramë në një kilometër.
Mercedes-Benz GLE 500 4MATIC është model i përshtatshëm për terrene të ndryshme, si ato të lehta ashtu edhe ato të vështira. Holzmann gjatë vozitjes në luginën e Shushicës këtë veturë e ka ngritur për 6 centimetra më shumë, në mënyrë që të kalojë sa ma lehtë këtë rrugë.

Mercedes Benz – GLE

Mercedes Benz – GLE