Gazetari Mentor Kikia ka komentuar situatën në PD, duke theksuar se shumë ish ministrat të Sali Berishës duhet të ishin në burg.
“Të mos ishte as Basha as Berisha dhe të fillonte një reformim”, u shpreh ai.
“PD duhet të kishte kaluar një proces rinovimi, ku njerëzit që kanë qenë pjesë e qeverisë, dhe përgjegjës të atij korrupsioni për të cilin PD u ndëshkuar në 2013 do duhej të ishin larguar. Ka patur në mesin e ministrave PD që duhet ti ishin nënshtruar edhe ndjekjes penale, jo vetëm përjashtimit politik Nuk mendoj se është i rrezikuar Basha por edhe nëse ikën nuk është fundi i PD apo i politikës”, tha Kikia.
Sali Berisha ka nisur betejën e tij politike kundër Lulzim Bashës menjëherë pasi u pezullua nga grupi parlamentar dhe në foltoren e tij ka ndërtuar aksionin kundër Bashës gjë të cilën nuk e kishte bërë kurrë më parë .
“Shikoj humbës PD dhe opozitën, dhe një vend pa opozitë është i destinuar të keqqeveriset.”, shtoi ai.