Në një nga artikujt e Associated Press të ditëve të fundit ishte edhe historia se si Presidenti rus, Vladimir Putin, sugjeroi se ishte figura kryesore në ‘zotërimin’ e aeroportit të Kosovës nga trupat ruse në fund të luftës gjatë vitit 1999
Presidenti rus Vladimir Putin po sugjeron që ai ishte një figurë kryesore në marrjen e aeroportit të Kosovës nga trupat ruse në fund të luftës së 1999, thuhet në artikull.
Tutje tregohet se si aeroporti që gjendet jashtë kryeqytetit të Kosoës, ishte një nga shkaqet e tensioneve midis Rusisë dhe Perëndimit nga fundi i Luftës së Ftohtë.
Në një intervistë të shfaqur në televizion gjatë të dielës, në një nga televizionet shtetërore, Putin tregoi se si kryetari i atëhershëm i këshillit të sigurisë së vendit, i bëri ofertë për planin nga shefi i shtabit të përgjithshëm ushtarak, Gjenerali Anatoly Kvashnin.
“Dhe unë i thashë:” Nëse e konsideron të përshtatshme, atëherë bëje atë,” tha Putin, sipas artikullit.
Rusia, e cila kundërshtoi sulmet e NATO’s për paqe në Kosovë, dërgoi forcat paqeruajtëse nga Bosnja në Kosovë dhe mori kontrollin e aeroportit. Megjithëse komandanti suprem i NATO’s, Gjeneral Wesley Clark dëshironte që pistat e aeroportit të bllokoheshin në mënyrë që Rusia të mos mund ta përdorte atë, komandanti i paqeruajtësit, gjenerallejtënant Michael Jackson nga Britania, refuzoi urdhrin.
Raportet më vonë thanë se Jackson pretendoi se një veprim i tillë mund të fillonte një “luftë të tretë botërore”.
Përfundimi u zgjidh kur forcat ruse u lejuan të vendosen në tërë Kosovën jashtë komandës së NATO-s, përfundon artikulli nga Associated Press