Kryetari i Parlamentit të Izraelit, Yariv Levin u kërkoi të gjitha vendeve që të marrin shembullin e Shqipërisë dhe t’i thonë “JO” anti-semitizmit dhe diskriminimit. Në Forumin e Ballkanit Kundër Anti-Semitizmit, ai tha se leksionet e shumë dekadave më parë janë edhe sot më aktuale se kurrë prandaj duhet të jemi vigjilentë për të luftuar fenomenin.
“Shqipëria ka një histori të gjatë kundër anti-semitizmit, nuk është e habitshme që sot ka ndërmarrë rolin e liderit për të diskutuar për këtë cështje. Të gjithë e kujtojmë guximin e popullit shqiptar dhe përpjekjen e 73 shqiptarëve duke strehuar hebrenjtë. Shqipëria i vetmi vend me popullsinë më të lartë të hebrenjve në 1945. Dekada kanë kaluar por leksionet e asaj kohe vijnë më të forta sot. Anti-semitizmi nuk është larguar, por është nxitur, sot mund të shihen pas lëvizjeve sociale, të tjerë e bëjnë duke përgëzuar nazizmin.
Situata nuk është ndryshe nga disa kohë më parë. Anti-semitizmit është shenjë racizmi dhe urrejtje, mos ndaloni, sot ata janë hebrenj, nesër mund të jenë të ndryshëm. Ne kemi përgjegjësinë për të luftuar anti-semitizmin duke luftuar së bashku. Thojini “JO” diskriminimit dhe anti-semitizmit” tha ai.
Edhe ministrja e Diasporës e Izraelit, Omer Yankelevich u thirrje të gjithë komunitetit global që të ndjekë shembullin e Shqipërisë. “Shqipëria ka treguar se është vërtetë mike e hebrenjve për mënyrën si i ka trajtuar dhe sigurinë që u ka dhënë. Të gjitha vendet duhet të ndjekin shembullin e Shqipërisë në kuadër të hebrenjve” tha ajo.