Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Evgjeni Thaçi e ka quajtur ‘të vogël’ Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pasi sipas saj mohoi sakrificën e UÇK-së.
Sipas deputetes së PDK-së, e cila është dhe mbesa e Presidentit Hashim Thaçi, ky veprim i Kryetares së Kuvendit vetëm sa e rrit lavdinë e të gjithë atyre që kontribuan për lirinë.
”Vjosa Osmani, sot mund edhe mos ta përmendësh Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, mund edhe ta mohosh atë, por kjo veç sa e rrit legjendën dhe lavdinë e gjithë atyre djemve e vajzave qe dhanë gjithçka për këtë liri që të gjithë e gëzojmë. Vjosa Osmani, sa e vogël je!”, shkruan Evgjeni Thaçi.
Reagim të ngjashëm ka pasur edhe deputeti i AAK’së, Gazmend Syla.