KQZ ka përfunduar numrin e votave nga 2.382 qendra votimi në Kosovë. Në rezultatet përfundimtare rezulton se fitorja e partisë së Albin Kurtit është historike. Vetëvendosja ka marrë 378.550 vota ose 47.85 për qind, ndërsa në zgjedhjet e 6 tetorit kishte 220.811 vota, që do të thotë se ka ngritur numrin e votave për 157.739 vota.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 137.722 vota ose 17.41 për qind. PDK në zgjedhjet 2019>2019 u rendit e treta, me 178 mijë e 645 vota ose 21.23 për qind, që do të thotë se pavarësisht se kaloi LDK-në në këto zgjedhje, ajo ka shënuar rënie për 40.923 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shënuar rezultatin e saj më të dobët deri më tash duke u renditur e treta me 103.507 vota ose 13.08 për qind. LDK më 6 tetor 2019″>2019 ishte e dyta me 206.458 vota ose 24.45 për qind. Kjo parti, nga kreu i së cilës të hënën dha dorëheqje Isa Mustafa, ka 102.951 vota më pak.
AAK, partia e Ramush Haradinajt që kandidon për president, ka marrë 58.743 vota ose 7.43 për qind. AAK në zgjedhjet 2019>2019 ishte në garë në koalicion me PSD dhe së bashku morën 96.883 vota ose 11.47 për qind, ndërsa në vitin 2014 kur edhe garoi e vetme, AAK kishte arritur të sigurojë vetëm 9.54 për qind apo 69 mijë e 793 vota, që do të thotë se edhe kjo parti ka rënie të dukshme.
Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Ajo në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë 20.535 vota ose 2.60 për qind, derisa në zgjedhjet e 6 tetorit 2019>2019 garoi si koalicion me AKR-PD duke fituar 5,002% për qind apo 42.083 vota. Nisma në zgjedhjet e vitit 2014 kishte siguruar 37 mijë e 680 vota apo 5.15 për qind.
Ndryshe në rezultatet e KQZ-së nuk janë të përfshira edhe votat me kusht, ato me postë dhe personave me aftësi të kufizuara.