Mark Marku dhe Agron Shehaj kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrin. Marku e quajti Shehajn një matrapaz, duke shtuar se kjo ishte një arsye sepse ai s´mund të bëhej kryetar i PD.
“Je frikacak, nuk mbajte asnjë fjalim as në Kuvendin e PD”, iu drejtua Mark Marku, Shehajt.
Ndërkohë ky i fundit i tha “kujt i thua frikacak ti? Unë konkurrova kundër Bashës, ndërsa ti ishte duke bërë fushatë pro Bashës, pastaj dhe dorëheqjen. Ti je njeriu i dorëheqjeve”.
“Çfarë ke pirë more para se të vije në studio”, i tha Shehaj, Markut, ndërsa ky i fundit iu përgjigj “s´mundet që biznesi të merret me politikë”.
Shehaj u shpreh se në çdo parti europiane demokratike pyeten strukturat, pyeten forumet e partisë dhe merren vendime, diskutohet, por nuk ndodh askund që vendimet t´i marrë një person i vetëm.