Prej disa javësh në media është përfolur se Marina Vjollca është shtatzënë. Thashethemet nisën nga fakti që moderatorja është zhdukur nga rrjetet sociale e dyshimet i shtoi më shumë edhe miku i saj Eraldo Rexho.
Lajmi u konfirmua dhe nga burime për “Anabel”. Ndërkohë, vetëm së fundmi, burime për “Prive” kanë zbuluar gjininë e foshnjës.
Sipas këtyre burimeve, Marina dhe Getoari do të bëhen me një vajzë. Moderatorja është në muajin e katërt të shtatzënisë.