Në Kresnë të Bullgarisë për sot është paralajmëruar protestë e gjerë nacionale e partisë nacionaliste bullgare VMRO-BND. Sipas televizionit BNT, arsyeja e protestës është Maqedonia e Veriut dhe kërkesa që të mos tërhiqet vetoja për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian. Protesta ka si sllogan thirrjen “Maqedonia është Bullgare”.
Protestuesit kanë paralajmëruar bllokimin e qarkullimit në rrugën kryesore E-79 në zonën e qytetit të Kresnës, duke lëvizur në drejtim të Bllagoevgradit.
Shkak për protestën, sipas tyre, është qëndrimi hezitues i qeverisë dhe kryeministrit Kiril Petkov për Maqedoninë dhe anëtarësimin e saj në BE. Dje, kryeministri i bëri thirrje presidentit Radev që të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për këtë temë. Por, VMRO është kundër kësaj kërkese.
Nënkryetari i VMRO-BND, Angel Xhambaski theksoi se do ti ndalojmë negociatat sepse fundi i fundit sipas tij, Maqedonia është çështje kombëtare dhe për këtë duhet bërë disa sakrifica, duke përfshirë edhe shqetësimet në rrugë”.
Ai paralajmëroi protesta në ditët në vijim në rrugët kyçe në vend dhe në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut.
Qëllimi është që Bullgaria të mos tërhiqet nga kërkesat e saj për çështje të diskutueshme, për këtë arsye ajo ka vënë veton ndaj bisedimeve të anëtarësimit të vendit në BE. /INA/