Manjani thirrje për mbështetësit e Bashës: Bosi juaj të marrë vendime si qytetarë civile dhe jo si ushtarë të Duçes, as si nxënës të Enverit

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka dalë me një reagim, ku u bën thirrje mbështetësve të Bashës, që t’i thonë bosit të tyre, që të marrë vendime poltike si qytetarë civilë, jo si ushtarë të Duçes, apo si nxënës të Enverit. “Këto demokratët e Lulit, që vetëm në facebook i njohim, mos na bëjnë dërr dërr me teori koti, por ti thonë Bosit të tyre të mbledhë forumet. Të marrin vendime politike si qytetarë civile dhe jo si ushtarë të D*uçes. As si nxënës të Enverit”, thekson Manjani.

Reagimi i Ylli Manjanit:

“Këto demokratët e Lulit, që vetëm në facebook i njohim, mos na bëjnë dërr dërr me teori koti, por ti thonë Bosit të tyre të mbledhë forumet. Të marrin vendime politike si qytetarë civile dhe jo si ushtarë të Du*çes. As si nxënës të Enverit. Të mbledhin forumet e të debatojnë sa të duan me njëri tjetrin. Të marrin vendime dhe të na tregojnë ne të tjerëve se kush është shumica.

Tangërlleqet me shprehjet fashiste “unë vendos”, apo “nuk lejoj forumet e partisë të mblidhen”, apo me “llum an*tiamerikë”, apo “llum tranzicioni”, janë luks i tepruar për vendin që ka nevojë ulëritëse për opozitë.

Në momentin që flasim, Lulzim Basha është autor i këtyre frazave autokratike të tipit fashist, si dhe nismëtar i disa nismave ligjore me natyrë ma*rksiste e ko*muniste.

Sigurisht, jo vetëm që nuk e ndjekim më në këtë pisllëk politikë që bën, por jemi të interesuar që të shporret një orë e më parë nga drejtimi i PD sepse mund t’i sjellë dëm edhe më të rëndë vendit, me idetë komunisto populiste që artikulon. Një PD me ide komuniste në drejtim u shoftë sa më shpejt!

Nëse Luli dhe të tijët, mendojnë se përfaqësojnë PD me këto ide, kanë barrën të na tregojë që janë shumica e asaj partie.

Ata që dërrdërrllojnë në FB se Luli u zgjodh nga anëtarësia, ju them se për Të ka votuar edhe Berisha.
Tani me Berishën dhe me mbështetësit e Tij përballë, duhet të na e provojnë se janë shumica.

Rregulli civil e demokratik e vendos këtë barrë llogjike. Sundimi autokratik jo. Ja kaq e thjeshtë është.
Të tjerat janë dërrdërrllëqe, që s’ja kemi ngenë të merremi me ta”, shkruan Manjani.