Ish-Presidenti Bujar Nishani përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Lulëzim Basha ‘de facto’ është i larguar jo vetëm nga drejtimi i PD-së, por edhe nga politika.
Nishani shkruan se çdo politikan një ditë do largohet nga politika, por sipas tij rëndësi ka sesi largohesh dhe për çfarë do të kujtohesh.
Postimi i Nishanit:
“Lulzim Basha është tashmë “de facto” i larguar, jo thjesht nga drejtimi i PD, por nga politika shqiptare.
Ai i shkaktoi shumë dëme asaj partie, sistemit politik në tërësi, integritetit të pluralizmit si dimension.
Nga politika çdo politikan do të largohet një ditë. Rëndësi ka se si largohesh e për çfar do të kujtohesh.
Lulzim Basha po largohet nga politika me turp, duke shkaktuar veç dëme e pa asnjë rekord për respektin më minimal.
Rëndësi tashmë ka ringritja e Partisë Demokratike dhe kthimi i betejës së vërtetë politike me rregjimin monokratik më të diskretituar në tërë historinë post diktatoriale në Shqipëri.”, shkruan Nishani.