Duke komentuar përplasjet mes ambasadores Yuri Kim dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar se brenda dy javëve sipas tij mund të ketë persona të tjerë të shpallur non grata nga SHBA.
“Në harkun e një ose 2 javëve mund të kemi persona të tjerë non grata”, tha Vangjeli.
Analisti u shpreh në emisionin se ambasadorët e SHBA-ve kanë pasur një marrëdhënie të frakturuara me Berishën.
“Është aktivitet normal dhe diplomatik i ambasadores. Ka ca pak njerëz që të vënë bast që kjo gjë që do të ndodhë që do të ketë non grata. Mund të ndodhë brenda pak ditësh. Të gjithë ambasadorët e SHBA-ve kanë pasur një marrëdhënie të frakturuara me Berishën”.