Igor Simiç nga Lista Serbe ka thënë se nuk do të votojnë Qeverinë Kurti, nëse nuk do të marrin dy Ministri. Ai ka thënë se Lista Serbe ka 11 deputetë dhe se meriton 2 Ministri, ndërkohë është zotuar se nëse nuk i marrin do të ankohen më Kushtetuese.
“E dini mirë që Lista Serbe ka të drejtë për dy ministri. Lista Serbe nuk do të votojë qeverinë dhe do të ankohemi në Kushtetuese”, tha ai.
Kurti gjatë prezantimit të kabinetit qeverisës, i ka dhënë Listës Serbe vetëm 1 Ministri, atë për Komunitete dhe Kthim me në krye Goran Rakiç.