Ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha, e ka konsideruar si një maskarallëk politik, propozimin e Bashës për vettingun e politikanëve.
I ftuar në “Repolitix”, ai tha se kjo do ti kthejë politikanët në kukulla të Ramës dhe Bashës.
“O është bërë Luli mafioz, ose po i çon me duart e veta Ramës një mekanizëm se si të ushtrojë presion tek disa njerëz me paçavure të tilla.
Ky është një maskarallëk politik që politikanë të caktuar ti ushtrohet presion politik.
Kjo është aq banale sa është politika shqiptare.
Kjo do i kthejë politikanët në kukulla inkubatore të bindura ndaj Ramës dhe Bashës.
Është një marrëveshje e shkruar shumë më herët që po del gjoja sot”, tha ai.