“Ky është bërë si Tak Ngjela”, Artan Hoxha shpërthen ndaj personazhit të njohur dhe lëshon akuza të forta

Nisur nga një intervistë që ka dhënë ish-trajneri i Kombëtares Astrit Hafizi, ka ardhur reagimi i fortë i gazetarit Artan Hoxha. Hafizi është shprehur se Vllaznina ia la ndeshjen vet Dinamos në 2002 dhe Tirana nuk e fitoi titullin.

Mirëpo Hoxha, shkruan se kjo nuk është aspak e vërtetë.

Komenti i Hoxhës:

“Ky eshte bere si Tak Ngjela i politikes. Harron Fizja se ishte trajner i Dinamos 9 jave ate sezon dhe e shkarkuan se ishte në vendin e peste. Erdhi Faruku dhe e kapi Tiranen edhe pse ishte 9 pike mbrapa. Po i ziu, i zi ngelet. Sa të kthehem se jam pak larg dhe do ia qendis se kam qene vet në Shkoder ate dite. Gjithsesi po pranoi Saimir Patushi dhe Armir Grima qe e kane lene ndeshjen jam dakord. Myftar Çelen nuk e pyes dot se ka vdekur”, shkruan Hoxha.