Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti është deklaruar sërish para mediave para votimit të Qeverisë së Kosovës.
Kurti shkurtimisht tha se tashmë është bërë caktimi i ministrave, transmeton Telegrafi.
“I di emrat e ministrave, së shpejti i merrni vesh edhe ju”, tha shkurtimisht ai.
Ndërkohë, Telegrafi ka mësuar se seanca për votimin e Qeverisë pritet të mbahet sot pasdite.
Ndërkaq, seanca konstitutive e legjislaturës së tetë është duke vazhduar, ku tashmë është bërë betimi i deputetëve të zgjedhur dhe Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit.