Mediat greke kanë analizuar situatën në vendin tonë pas kërkesës së bërë për zgjerim me 12 milje në detin Jon. Në një artikull të publikuar nga “Iskra.gr“, janë intervistuar personazhë të ndryshëm, me njohuri gjeopolitike, të cilët kanë skanuar situatën politike në vend.
Sipas tyre, opozita dhe presidenti kundërshtojnë kërkesën e Greqisë duke menduar për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa të tjerë analizojnë rolin e Turqisë. Madje shkojnë deri aty saqë pretendojnë se ka qënë ndikimi i presidentit turk Recep Tajip Erdogan, shkaku i anulimit të marrëveshjes së vitit 2009, e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.
Greqia po kërkon zgjerimin me 12 milje në detin Jon, por cilat janë çështjet e hapur që po pengojnë në arritjen e marrëveshjes dhe cili është roli i Turqisë në këtë proces?
Pas një bisede telefonike me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, kryeministri shqiptar Edi Rama, ra dakord që dy vendet të rinisin bisedimet. Dy vendet arritën një marrëveshje 11 vjet më parë, e cila u kundërshtua nga pala shqiptare në Gjykatën Kushtetuese dhe negociatat u kthen në pikën 0. Në Prill 2009, kryeministri i atëhershëm, Costas Karamanlis dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Dora Bakoyannis, nënshkruan në Shqipëri marrëveshjen që përcakton EEZ dhe kufijtë detarë.
Themeli i marrëveshjes ishte parimi i të ashtuquajturës “vija e mesme”. Dhe Gjykatat ndërkombëtare kanë pranuar që vija e mesme në parim është vija fillestare nga e cila duhet të fillojë çdo demarkacion. Por procedurat u anuluan nga Gjykata Kushtetuese. Tani nuk ka asnjë organ kompetent shqiptar për të negociuar demarkacionin.
Komiteti prej 13 anëtarësh që përbënte trupën e demarkacionit tani ekziston më. Ditët e fundit, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, duke parë qëllimet e palës greke i ka dërguar një letër kryeministrit shqiptar, Edi Rama, duke shtuar se do të jetë kundër çdo marrëveshje greko-shqiptare që mund të dëmtojnë interest e vendit të tij. Ndërsa Rama, ka shpjeguar se nuk ka negociata dhe se zgjerimi që tashmë ka ndodhur në Jon është një e drejtë sovrane e Greqisë dhe nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë.
“Edi Rama pranon të drejtën e Greqisë dhe flet logjikisht, gjë që është e rrallë. Ilir Meta, i cili është më i moderuari në përgjithësi dhe në veçanti, gjithashtu reagon por në fund të fundit synon të trazojë peisazhin politik të vendit të tij, pasi vitin e ardhshëm ata kanë zgjedhje. Të dy burrat janë vazhdimisht në një konflikt politik. Kërkesa e Greqisë është thjesht shkas për të ndezur konfliktin mes tyre”, tha analisti gjeostrategjik Efthymios Petrou.
Roli i Turqisë
Siç zbuloi “arkitekti i Atdheut të Kaltër” Jihad Yaici një vit më parë, Turqia thuhet se ka qënë ajo që “fundosi” marrëveshjen Greqi-Shqipëri të vitit 2009 për shënjimin e zonave detare.
Admirali në pension zbuloi se Turqia kishte ndërhyrë, duke paralajmëruar Tiranën se Athina po i mashtronte.
“Ndërhyrjet turke në Shqipëri nuk janë të reja. Ato ekzistojnë dhe do të vazhdojnë të ekzistojnë. Për fat të keq, Shqipëria, megjithëse Greqia mbetet lokomotiva e ekonomisë së saj, ka zgjedhur të bëhet një shtet klient i Turqisë, me një orientim të qartë anti-Grek. Ekziston frika se situata mund të përkeqësohet në të ardhmen e afërt. Kjo sepse Turqia, si eksponente e neo-otomanizmit, po përpiqet të ndërtojë një zonë ndikimi duke shndërruar Shqipërinë, në një zonë të Ankarasë”, tha Sputnik Konstantinos Grivas, profesor i asociuar i Gjeopolitikës në Shkollën Ushtarake të Gardës.