Kreu i qeverisë Edi Rama mëngjesin e sotëm publikoi pamje nga Fushë-Kruja nga shtëpitë e rindërtuara pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2019.
Kryeministri është kapur me një komentues, i cili shkruante se qeveria ishte e detyruar të ndërtonte, pasi ishin lekët e “botës”.
“Ca bravo me ca bravo i thoni ketij, apo ca prisnit leket e botes ti gllaberonte te gjitha, po normal qe do ndertoje se smund ti vjedhi dot te gjitha se bjen shume ne sy ashtu” shkruan një komentues në postimin e Ramës.
Kreu i qeverisë nuk e ka kursyer përgjigjen duke e sqaruar komentuesin se lekët e “botës” nuk i jepen qeverisë pasi i ndërtojnë vetë ata.
“Enes Sfinjari nuk ka leke bote ketu i dashur Enes dhe qe te jesh i mireinformuar, per ato projekte qe bota kontribuon per Rindertimin nuk ia jep leket qeverise, po i ben te gjitha vete, projektet, tenderat, kontratat me kompanite… U kuptuam besoj, keshtu qe mos u merzit nga gjerat e mira qe behen, se per njerezit jane” i shkruan Rama komentuesit.