Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka siguruar 50 mijë vaksina AstraZeneca “jashtë marrëveshjeve të deritanishme”.
Kujtojmë se në Shqipëri deri tani kanë mbërritur nga Turqia 192 mijë vaksina anti-Covid kineze, Sinovac.
Ndërkohë ministrja Manastirliu gjatë vizitës në Shkodër, tha sot se deri në 20 prill do mbërrijnë 20 mijë vaksina Pfizer ndërsa deri në qershor do mbërrijnë 23 mijë vaksina, po Pfizer.