Pas deklaratës së Bashës së koha e Sali Berishës ka mbaruar, ka ardhur edhe reagimi i ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.
Manjani kërkon nga Basha që ti provojë deklaratat e tij duke mbledhur Kuvendin.
REAGIMI I MANJANIT:
“Provoje zotni që koha jote është koha e shumicës së partisë që drejton!
Provoji deklaratat e tua të natës, kundër atij që ditën për diell i mbledh demokratët!
Mblidh Kuvendin siç ta kërkon shumica e anëtarëve dhe aty vendoseni e kujt është koha, e atij që “i ka mbaruar” apo e jotja që mbaroi pa filluar! Lëri amerikanllëqet, por respekto partinë tënde.
Provoji ato që thua me numra, në rrugë civile, jo me vulë! Përballu me anëtarët e partisë tënde ditën, jo me skuthllëqe nate. As me recitime te tubi i SHQUP-it.
Bëhu kryetar i asaj partie sot përballë atij që “i ka mbaruar koha” dhe të qoftë hallall! Ke të drejtë të thuash ça të duash pastaj. Të thuash, kuptohet, se koha për të vepruar me teza komuniste ka mbaruar që në vitin 1990!
Ti smund të jesh kryetar i një partie në kurriz të atij që na i paska “mbaruar koha”. Rrofsh që na e the tani pas 8 vitesh dështim.
Je zgjuar pak vonë, më duket.
Sidoqoftë, provoje që je kryetar dhe të mbledhim mendjen të gjithë ne të tjerët, me ty e me gjithë komunizmat e tua!
Me dërrdërrllëqe nate nuk bind askënd.” u shpreh ai.