Kryetari i Delegacionit Shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Ervin Bushati tha raporti i KiE-së ishte më pozitivi në historikun e zgjedhjeve në vend. Bushati shtoi se raporti dëshmon frymën pozitive të zgjedhjeve parlamentare.
“Më vjen mirë dhe jam krenar si shqiptar që Shqipëria ka trend pozitiv për mbajtjen e zgjedhjeve. Më vjen mirë që raporti është më i miri i miratuar ndonjëherë sa i përket zgjedhjeve, në mënyrë unanime. Nuk ka pasur asnjë votë kundër”.
Bushati tha se raporti ka pasur si kryetar një deputet të parlamentit polak, të forcave të djathta të PPE.
“Ai ka shkruar se zgjedhjet kanë qenë të lira, çdo kandidat ka pasur mundësinë e shprehjes, ka pasur pjesëmarrje dhe kjo më bën të ndihem mirë”, u shpreh ai.