Kërkojnë punë dhe strehim: Refugjatët nga Bangladeshi, ecin në male për 14 ditë në këmbë nga Greqia (VIDEO)

Ky grup prej 17 të rinjsh refugjatë nga Bangladeshi ka udhëtuar për 14 ditë përmes shumë shteteve. Ata thonë se kanë udhëtuar kryesisht në këmbë, ndërsa duken të lodhur dhe të uritur. Synimi kryesor i tyre duket se është Tirana, për më tej Bosnja e më tej nuk e rrëfejnë destinacionin final.

“ Jemi të gjithë nga Bangladeshi. Jemi shokë.”Ishim në Greqi por ishte problem. Nuk na dha njeri punë, nuk kishim ku të qëndronim ishte problem. Kemi 14 ditë që udhëtojmë me këmbë. Një vit më parë u nisëm nga Bangladeshi. Duam të shkojmë në Tiranë, nuk kemi para dhe duam punë. 12 ditë vetëm ecje me këmbë. Do shkojmë në Në Tiranë, pastaj në Bosnjë”.

Këta 17 të rinj janë studentë apo punëtorë. Ata janë në kërkim të një jete më të mirë pa e ditur qartë destinacionin. Duken të lodhur dhe të uritur sepse kanë udhëtuar për shumë ditë. Janë gjendur këtë mëngjes në rrugën nacionale përballë fshatit Lazarat. Pas pak pritet të mbërrijnë këtu forcat e policisë për ti transferuar në një pikë qëndrimi.

Janë me dhjetëra rastet që ndalohen përditë. Në shumicën e tyre grupet udhëhiqen nga udhërrëfyes por nuk është rasti i këtij grupi mesa duket. Këta të rinj janë ngatërruar dhe kanë dalë në rrugën nacionale duke u bërë të dukshëm për banorët e autoritetet. Ky është bërë edhe shkak për të cilin ata janë ndaluar.

Video: