Nuk është sekret që fëmijët shpesh bëjnë shumë rrëmujë dhe pastrimi pas tyre mund të jetë rraskapitës. Një nënë nga Northampton, në Britani ka treguar se ajo nuk ka qenë në gjendje të heqë sytë nga djali i saj i vogël Jaxon-Carter, që kur ai filloi të ecte që 10 muajsh.
Tot tani është tre vjeç dhe mamaja e tij Shyama Underwood, thotë se ai ka thyer 12 televizorë dhe ka përmbytur banjën – dy herë. Mamaja e tij tregon më tej se dëmet që ai ka shkaktuar i kanë kushtuar asaj gati 6,000 £ edhe pse ajo ka provuar gjithçka për të disiplinuar djalin e saj nuk ia ka arritur dot. Vetëm javën e kaluar ai gati i vuri flakën shtëpisë duke e futur lodrën e tij në furrë ndërsa mamaja e tij po gatuante darkën dhe kur u kthye furra ishte në flakë.
Por jo vetëm kaq pasi ai ka ngjyrosur veten me bojëra ngjyrë blu dhe të njëjtën gjë kishte bërë edhe me muret e dhomës. Një natë u zgjova në mes të natës dhe e dëgjova atë duke lëvizur përreth. Unë shkova për ta kontrolluar dhe ai kishte mbuluar tërë dhomën e tij të gjumit dhe veten në bojë blu.