Deputeti Lefter Maliqi në një prononcim për mediat nga Kryesia e Kuvendit, bëri me dije se ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk do të ndodhë, pasi siç tha ai, maxhoranca nuk e do një gjë të tillë.
“Zgjedhjet lokale ishin moniste, kështu i parashikon edhe ato të përgjithshmet. Ky i marrë që udhëton me avion charter 100 mijë euro ndërkohë që Banka Botërore thotë se varfëria në këtë vend është më e madhja në rajon. Ka ardhur koha për një ngritje të madhe.
Kemi tritol në qendër të Tiranës, kemi vrasje në Lac, prej një viti policia në gjumë se një e mitur është abuzuar…Asnjë s’jep dorëheqjen nga këta, kanë lidhje me klanet e oligarkëve, nuk ikin me votë të lirë, veç me revoltë kombëtare dhe me ndihmën e ndërkombëtarëve”, – tha ai.