Anëtari i Këshillit të PD Jul Deda, reagon pas konferencës që mbajti sot sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi. Ky i fundit tha se në gusht 2021 u rizgjodh në këtë post pasi nuk pati kandidaturë tjetër përballë.
Deda thotë se arsyeja pse nuk kishte alternativë tjetër ishte pikërisht Gaz Bardhi.
“Arsyeja pse per sekretarjatet e PD nuk kishte gare mes dy alternativave dhe nuk u votua ne fshehtesi eshte pikerisht Gazi. Nese do respektohej statuti dhe te hidhej ne vote posti i sekretarit te pergjithshem, Gazi e di fort mire qe s’do merrte kokerr vote, sepse demokratet nuk e kane shume qejf.
Kjo eshte mbrojtja qe i ben Lul Vula, i cili kush e di ku e ka futur koken keto dite se ka turp te perballet, por nxjerr Gazin duke e bere rezil ne sy te demokrateve dhe jo vetem. Me sa duket ky i fundit nuk e paska problem kete gje”, shkruan Juld Deda.