JO! JO! JO! Tre kushtet e Dritan Avazoviç-it ndaj partive pro-serbe për të qeverisur

Lideri i URA, shqiptari Dritan Abazoviç i bëri të qartë kushtet e tij ndaj partive pro serbe, me të cilat ka një deklaratë të përbashkët për të qeverisur në Malin e Zi pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

4 deputetët e Abazoviiçit janë vendimtar për përcaktimin e maxhorancës në parlamentin e Malit të Zi duke e bërë atë një “kingmaker” të vërtetë në politikën vendase, përcjell abcnews.al.

Në një intervistë për “Al Jazeera”, Abazoviç theksoi se nuk do të lejonte që Mali i Zi të ëtrhiqej nga NATO apo perspektiva europiane si, nuk do të ndryshohej flamuri si edhe himni kombëtar.

Nuk ka asnjë milimetër pas në lidhje me interesat kombëtare të Malit të Zi; s’ka asnjë ndryshim në politikën e jashtme dhe mbi perspektivën europiane të vendit; s’ka dalje nga NATO dhe nga njohja e Kosovës; s’ka ndryshim të himnit dhe flamurit., Kush nuk i pranon këto kushte nuk është partneri ynë. Nëse dikush thotë pranova dhe më pas tërhiqet, atëherë ne do të ikim me kënaqësi nga qeveria”, tha Abazoviç për Al Jazeera.

Më herët, ai e kishtë quajtur Milo Gjukanoviçin si Lukashenkon e Ballkanit, i cili sipas tij po ikën.