Deputeti i zgjedhur i PD-së në Dibër, Xhelal Mziu ka komentuar fitoren e thellë të Lulzim Bashës. Mziu shkruan se rezultati që arriti Basha në zgjedhje ishte tregues se demokratët besojnë te platforma e tij për të rrëzuar qeverinë.
Ai ka besim se nën drejtimin e Lulzim Bashës edhe për katër vite të tjera, Shqipëria do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
“Fitore spektakolare e kryetarit Basha, në Dibër mbi 98% e demokratëve dibranë besojnë tek lidershipi i tij. Në rang Qarku Dibër, Basha merr mbi 95% të votave. Falenderoj përzemërsisht të gjithë demokratët e qarkut Dibër. Fiton bindshëm në rang vendi, demokratët e Shqipërisë besojnë tek platforma Basha, dhe janë të gatshëm që ta rrëzojnë këtë të keqe që ka kapluar Shqipërinë. Me liderin Basha, Shqipëria në Bashkimin Evropian shumë shpejt”, – shkruan Mziu.