Ja tre çiftet që horoskopi nuk i këshillon aspak të krijojnë një lidhje dashurie, evitojini këto shenja

Kur vendos të krijosh një lidhje dashurore, nuk mund të mbash me vete një libër astrologjik e të pyesësh çdo kandidat të mundshëm për lidhje, se çfarë shenje i përket në horoskop. Astrologjia në vetvete nuk mund të zbulojë gjithçka rreth personalitetit tënd, por zbulon shumë rreth natyrës tënde emocionale. Kështu që për të ardhur në ndihmë në krijimin e një marrëdhënie romantike, Dritare.net, ju tregon shenjat zodiake që definitivisht duhet të evitoni.

Plot me tension seksual, tërheqje të perbashkët dhe lojëra të komplikuara psikologjike, këto janë çiftet më të këqija të zodiakut, të cilët jo vetëm që nuk funksionojnë së bashku, por mund t’i shkaktojnë njëri-tjetrit dëme emocionale afatgjatë.

Binjakët dhe Virgjëresha:

Binjakët dhe Virgjëresha kanë shumë të përbashkëta, të dy janë të ndryshueshëm, të adaptueshëm, mendjemprehtë e të udhëhequr nga Mërkuri. Këto ngjashmëri bëjnë që të ketë tërheqje mes tyre. Por, në brendësi Binjakët janë të pavendosur dhe u pëlqen liria. Virgjëresha nga ana tjetër është shumë me këmbë në tokë për të qenë me dikë kaq të pavendosur si Binjakët. Si përfundim, në marrëdhënien mes tyre do të ketë mosbesim për shkak të keqkuptimeve të vazhdueshme si pasojë e natyrave krejt të kundërta. Virgjëresha është ajo që jep më shumë në këtë marrëdhënie. Ëndrrat tepër të mëdha të Binjakëve copëtohen nga prakticiteti i Virgjëreshës. Si përfundim janë të dy të pakënaqur.

Dashi dhe Demi:

Dashi dhe Demi nuk kanë shumë të përbashkëta. Por, mund të përmendim admirimin e Dashit për Demin. Dashi ndjen një lloj afërsie me Demin, ndjen se mund të marrë e të mësojë shumë prej tij. Pavarësisht kësaj, ata janë krejtësisht të papërshtatshëm për njëri-tjetrin. Dashi e nis këtë marrëdhënie i tërhequr nga misteri që rrethon Demin, vetëm për këtë, por gjithçka përfundon me tradhëtinë e njërit prej tyre ose tradhëtinë e të dyve. Si rezultat, kjo në asnjë mënyrë, nuk mund të jetë një marrëdhënie e shëndetshme.

Gaforrja dhe Ujori:

Gaforrja është tepër femërore dhe emocionale. Ujori është shenjë ajri dhe mashkullor. Natyrat e tyre të kundërta janë stereotip i shprehjes kur “një mashkull takon një femër”. Por, realisht ky është një kombinim që nuk funksionon. Gaforrja e cila vazhdimisht qahet e kapet me Ujorin, i cili nga natyra është tepër mospërfillës dhe kërkon të jetë i lirë. Pavarësisht kimisë seksuale që ekziston mes tyre ata nuk bëjnë për njëri-tjetrin dhe përfundojnë duke thyer zemrën e njëri-tjetrit.