Ankesat për hasjen në vështirësi për futjen në Maqedoninë e Veriut janë shtuar shkaku se shumë mërgimtarë presin me orë të tëra dhe duhet të kenë test për Covid-19 jo më të vjetër se 72 orë dhe të qëndrojnë në karantinë shtetërore 14 ditore.
E një qytetar ka publikuar një shkrim që sadopak ti informoj dhe ndihmojë ato qytetarë që futen në teritorin e Maqedonisë së Veriut.
Postimi i plotë:
“Të nderuar bashkëfshatarë dhe të gjithë ju gurbetçarë, po e bej një postim në lidhje me testin dhe çështjen e hyrjes në Maqedoni, të gjithë ju që më keni shkruajt po ju përgjigjem nëpërmjet këtij postimi.
Për të hy në Maqedoni është e thjeshtë duhet të keni testin PCR, dhe duhet të nënshkruani dokument 14 ditë për vetë izolim.
Të gjithë gurbetçarëve ju uroj mirëseardhje në vendlindje. Ju përshëndes të gjithëve 🙋🏻♂️”
FOTO: