Thuhet se “ushtari pa pushke nuk mund te jete ushtar”, prandaj ato perbejne pjesen me te madhe te armatimit te forcave ushtarake dhe te atyre paraushtarake.
Fuqia dhe rrezikshmeria e pushkeve eshte me rendesi jetike, veçmas per trupat e kembesorise, prandaj keto te fundit gjithnje synohet qe te pajisen me pushket e teknologjise me te fundit, e cila eshte avancuar ne menyre te theksuar ne fund te shekullit te kaluar.
Pushket e para, qe besohet te jene perdorur rreth vitit 1000 te eres sone ne Kine, ishin shume te komplikuara per t’u perdorur e rimbushur dhe kishin nje saktesi te ulet te goditjes se cakut, por me kalimin e kohes keto te meta te tyre jane permiresuar dukshem.
Rreth 100 vjet pas ketij permiresimi, pushket jane shnderruar ne plotesisht automatike dhe ne ditet e sotme objektivi mund te qellohet me pushke snajper edhe nga distanca prej 1.8km.
Pushka snajper DSR-Precision DSR 50. Kjo pushke snajper e prodhuesit gjerman DSR-Precision GmbH, konsiderohet te jete pushka numer nje ne bote per nga fuqia shkaterruese e demtuese dhe aktualisht pushka me e rrezikshme. Pesha (pa fisheke): 10.3 kg Gjatesia: 135 cm.
Heckler & Koch HK416. Kjo është një pushkë sulmi e prodhuar në vitin 2004 nga kompania gjermane Heckler & Koch, e cila është përdorur me të madhe në luftën në Afganistan, luftën në Irak dhe në konfliktin në veri të Malit. Pesha(pa fishekë): 3 kg. Gjatësia: 69 cm.
AK-47. Kallashnikov AK-47 eshte nje nga pushket me te perdorura dhe me te popullarizuara ne bote. Per here te pare kjo pushke sulmi eshte prodhuar ne vitin 1946 nga Mikhail Kallashnikov. Edhe sot e kesaj dite kjo pushke e rrezikshme, me kosto te ulet, perdoret si arme kryesore e forcave te sigurise.
FN F2000. F2000 FN është pushkë automatike sulmi shumë shkatërruese në luftë, që shkrepë 850 fishekë në minutë. Për herë të parë është prodhuar në vitin 2001 nga kompania belge FN Herstal . Pesha(pa fishekë): 3.9 kg Gjatësia: 68.8 cm.