Agjencia mediatike Associated Press dhe Washinton Post i kanë kushtuar një artikull zhvillimeve në Partinë Demokratike të Shqipërisë, pas rikthimit në krye të saj të Sali Berishës.
Në artikull bëhet një pasqyrim i situatës në PD, nga përçarja pas përjashtimit të Berishës, deri te votimi për kryetar partie me 93% të votave.
“Megjithatë, mbështetja e Berishës nga anëtarësia, nuk u reflektua nga ligjvënësit demokratë prej të cilëve mori një mbështetje të vogël”, thuhet në artikull.
Pas një historiku të shkurtër për Berishën, artikulli mbyllet duke raportuar se “Uashingtoni e ka bërë të qartë se nuk do të bashkëpunojë me Partinë Demokratike të Shqipërisë nëse ajo drejtohet nga Berisha. Nuk ka asnjë reagim nga Ambasada Amerikane deri më tani”.