Qeveria italiane për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve ditor me Covid 19, ka rikthyer një pjesë të masave kufizuese anti-covid.
Kryeministrit Giuseppe Conte ka firmosur dekretin e ri për masat e reja anti-COVID-19, që pritet të hyjnë në fuqi të hënën e 26 tetorit.Sipas këtij vendimi baret dhe restorantet do të mbyllen pas orës 18:00. Gjithashtu pas orës 18:00 do të mbyllen dhe palestrat, kinematë dhe kalcetot.
Mediat vendase bëjnë me dije se dekreti i firmosur nga kryeministri do të jetë në fuqi deri më datë 24 nëntor. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në vendin fqinj janë komfirmuar pozitiv me Covid mbi 19 mijë raste të reja dhe 123 persona kanë humbur jetën