Ilirjan Çukaj, një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Sarandës, ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale.
Duke kritikuar drejtuesit e PD, ai shkruan ai u sugjeron me ironi të transferohen në selinë e PS, pasi e kanë humbur rolin si opozitë.
Opozita o të shkundet nga plogështia e të rivitalizohet, ose të deklarojë shpërbërjen si e pafuqishme për të rrëzuar këtë pushtet shton ai.
“Kam nje sugjerim per drejtuesit e PD-së, pse nuk tranferohen në seline e PS-së se unë vetem opozitë nuk shoh ne kete vend.
Me kete tablo politike e kemi te sigurtë pushtetin e rilindjes edhe per tre mandate të tjera.
Kjo pauze e stergjatur ne kohe si mund te quhet: letrargji politike, shterim intelektual, dorezim pa kushte apo pajtueshmeri me te keqen…!?
Ne të gjitha rastet pasojat do jene fatale per kete popull, per vendin e demokracine…!
Per çfare u luftua kaq kohe, per çfare u sakrifikuan shume njerez ne proçesin e ndertimit të nje shteti te se drejtes, të njerezve të lire, të vendosjes se nje demokracie të gjere qe t’i sherbeje njerezve e mendimit të lirë…!?
Per t’i sherbyer nje pushteti qe vret lirine, qe vjedh e varferon popullin e tij, qe mbjell friken, qe largon rinine, qe pasuron të babeziturit e pushtetit autokratik dhe qe nuk di ku shkon..!
Opozita o të shkundet nga plogeshtia e te rivitalizohet, ose të deklaroje shperberrjen si e pafuqishme per të rezuar kete pushtet të pashpirt dhe t’i hapë rrugen nje force të re gjithperfshirrese, me orientim të qarte, me fuqi të shtuara, me besim te vetja e vlerat e demokracise per ta shembur per të dyten here kete rregjim totalitar me qellim të Rilind Shqiperia..!” – shkruan Ilirjan Çukaj.