Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ironizoi me galanë e zhvilluar në Tiranë me rastin e shfaqjes së filmit të fundit me agjentin 007.
“Po çfarë ngjarje artistike kombëtare është të shkosh në kinema e të shohësh një film që është prodhuar nga një shtet tjetër?!
Ç’do me thënë gjithë ajo pritje e pispillosje protokollare me VIPA, zyrtarë e ambasadorë?!
Futja kot!
Të ishte promovuar ndonjë vepër artistike shqiptare dakord, por hajde të shkojmë në kinema me protokoll, tapet të kuq e ngërdheshje se kuptoj?!
Nuk është as rasti kur premiera i filmit prezantohet nga ndonjë aktor i filmit.
Në kinema shkohet me kuti me kokoshka, jo për të dalë në foto me kodosha.
All ah, all ah!!” shkruan ai.