Inxhinieri i teknologjisë, Izer Salihu, i cili punon si inspektor i preventivës ndaj zjarrit në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave për Komunën e Vitisë, ka dhënë shpjegime për nitratin e amoniumit, për rrezikshmërinë që paraqet ai dhe vetitë e ndezjes dhe vetëndezjes nga prania edhe e një sasie krejt të vogël të lagështisë.
Salihu ka shpjeguar se nitrati i amoniumit është substancë e bardhë kristalore, tretet lehtë në ujë duke pranuar energji, me nxehje zbërthehet në suboksid azoti, azot, ujë dhe oksigjen.
“Një nga vetitë më të papërshtatshme të kësaj substance për deponim është vetija e ndezjes dhe vetëndezjes edhe kur përmban sasi minimale të lagështisë qofshin ato nën 3%. Prania e disa materjeve inorganike (hekurit, bakrit, sulfurit) zmadhon dukshëm afëtsinë e tij për eksplodim. Prandaj përdorimi, transportimi, manipulimi me të, duhët të bëhët me shumë kujdes dhe në pajtim me normat e parapara për manipulim me materjet e rrezikshme. Kjo substancë klasifikohet si një ,’materjal energjik’”, shpjegon inxhinieri Salihu.
Nga shpërthimi në Bejrut të Libanit, deri tani janë regjistruar 135 viktima, 5000 të plagosur dhe dhjetra të zhdukur nën rrënoja.