Kreu i shtetit, Ilir Meta ka ngritur shqetësimin për numrin e ulët të testimeve ndaj COVID-19 në vendin tonë, që sipas tij e rendisin Shqipërinë të fundit në rajon.
Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, presidenti shprehet se kjo është një e dhënë shumë shqetësuese nisur edhe nga direktivat që nga fillimi të OBSH, sipas të cilës testimet janë mënyra më e mirë për gjurmimin e më tej izolimin e çdo rasti me virus.
“Është shumë shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Europë për numrin e testimeve të kryera.Testimi është veprim themelor sepse i hap rrugën gjurmimit dhe trajtimit të bazuar mbi diagnozë.” OBSH ka qenë shumë e qartë që në momentin kur pandemia COVID-19 u shfaq, duke kërkuar: TESTIM! TESTIM! TESTIM!