Organizata Botërore e Shëndetësisë pret që në afat prej dy javëve të dalin rezultatet e para nga kontrollet klinike të ilaçeve të cilat do të mund të jenë efikas në shërimin e pacientëve me Covid-19, bëri të ditur sot drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom.
Drejtori ekzekutiv i OBSH-së për programe të jashtëzakonshme Michael Ryan në pres konferencë deklaroi se edhe pse kandidati për vaksinë do të mund të tregohet si efikas deri në fund të vitit, pyetja është sesa shpejt mund të fillojë prodhimi masiv.