Kërkimi për ish prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla varet nga SPAK, e njëjta prokurori antikorrupsion që kërkoi dënimin e tij dhe shpalljen fajtor.
Burime pranë Interpolit në Tiranë pohuan se pranë këtij institucioni nuk është depozituar ende një kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Llallës, i dënuar me dy vite b rgim për fshehje të pasurisë në tre raste. Ndërkohë policia e Tiranës menjëherë sapo konstatoi mos gjetjen e ish zyrtarit të lartë në banesë njoftoi prokurorët e posaçëm që urdhëruan shpalljen në kërkim kombëtar, pra një kërkim që do të kryhet nga drejtoritë vendore të Policive.
Por gjithë ky veprim është nul dhe i panevojshëm dhe thjesht do jetë një kërkim me shkresa brenda Shqipërisë , mbasi faktet dhe kqyrja e sistemit TIMS vërteton që Llalla ka lënë Shqipërinë nëpërmjet Rinasit së pari me destinacion vendin fqinj, Italinë.
Që do të thotë se autoritetet e kërkimit ishin të qarta se Llalla e kishte lënë vendin me kohë, por shkuan në shtëpinë e tij për procedurë dhe sa për të firmosur një procesverbal që mund të ishte firmosur edhe pa e vizituar vilën brenda të cilës ishin vetëm anëtarët e familjes së ish kryeprokurorit. Sidoqoftë ditët në vazhdim do të jetë e qartë nëse Policia e Shtetit do presë afatin tre mujor të kërkimit kombëtar, apo do njoftojë SPAK që njëherazi ka akses dhe informacion për hyrje daljet dhe vërtetimin e tyre në kufi.
Nëse autoritetet do të vepronin me efikasitet për zbulimin e vendndodhjes së ish -kryeprokurorit, atëherë SPAK përpara faktit të arratisjes, duhej të njoftonte Interpol Tiranën për shpalljen në kërkim ndërkombëtar, që brenda 24 orëve mbasi vë në dijeni qendrën e Interpolit në LION , shpërndahet shpallja në kërkim ndërkombëtar që shoqërohet me fotografinë e 52 vjeçarit nga Gramshi, moshën, ngjyrën e syve dhe vendimin prej dy vitesh b rg të shpallur nga Enton Dhimitri, Nertina Kosova dhe Miliana Muça.
Nga çfarë vuan Llalla?
Megjithatë avokati këmbëngul se ish prokurori i përgjithshëm vuan nga një sëmundje dhe se situata e tij shëndetësore është përkeqësuar, çka hap mundësinë e një dakortësie në heshtje mes palëve për të depozituar një kërkesë surprizë ku përmes kësaj epikrize nuk është çudi që mbrojtja të kërkojë zëvendësim të dënimit me një dënim më të butë për shkaqe shëndetësore.
Por nga çfarë vuan Adriatik Llalla? Burime të sigurta pranë njerëzve më të afërm treguan për “Gazetën Si” se ish prokurori i përgjithshëm vuan nga epilepsia dhe se kjo sëmundje e shoqëron prej vitesh, madje edhe gjatë kohës kur ai drejtonte stafetën e organit qendror të akuzës, apo edhe më herët ILDKPKI-në, nga prej rrugëtoi në krye të organit qendror të akuzës. Por gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar vitin e fundit, dhe nuk është çudi që kjo mund të jetë një nga arsyet se përse ish zyrtari I lartë po i shmanget b rgimit. Nuk përjashtohet mundësia që ish zyrtari më i lartë i dënuar që i përket akuzës të kërkojë azil politik, por të gjitha këto versione mbeten aludime që do të kuptohen orë mbas ore.
Derisa panorama të jetë e qartë, Llalla së paku është në kërkim kombëtar, por pa kryer asnjë kërkim veç vizitës të së mërkurës në mbrëmje në shtëpinë e tij në Tiranë.