Mbrëmjen e djeshme kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi u përplas me kandidatin për deputet të PD-së, Agron Gjekmarkaj. Patozi e akuzoi Gjekmarkajn se në 2017 dërgonte mesazhe Ramës kundër Bashës, ndërsa tani që e bëri pjesë të listave i thur elozhe.
Nisur nga ky debat, ka ardhur reagimi i fortë i juristit Romeo Kara. Përmes një postimi në rrjetet sociale, juristi shkruan se mjerë Rama që e ka ‘armik politik’ Gjekmarkaj dhe lum Basha që e ka ‘mik’.
“Ankohet dhe e shan në privatesi Bashen tek Rama. Ankesen e shoqeron me kerkesa te cila pasi nuk plotesohen nga Rama pasojne me pas me denigrim publik të tij dhe servirje gjithashtu publike te Bashes si alternativa me e mire per kryeminister.
Ky quhet “integritet i larte, intelektualizem europian dhe opinionizem i pavarur”.
“Mjere” Rama qe e ka “armik politik” dhe lum Basha qe e ka “mik”.”, – shkruan Romeo Kara.