Kreu i PD-së Lulzim Basha pa mesazhit të prerë publik që i dërgoi sot ish-kryeministrit Sali Berisha, po shijon një kafe me bashkëpunëtoret e tij të ngushtë.
Basha shihet në kafe në lokalin pranë selisë blu, i ulur në një tavolinë me nën/kryetarët e PD-së, Alfred Rushaj dhe Jorida Tabaku, Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi si dhe deputetin Enkelejd Alibeaj.
Basha theksoi sot në një prononcim për mediat faktin se beteja e tij është kthimi i demokracisë në vend dhe nuk do të mblidhet kurrë Kuvendi i PD-së për të shqyrtuar vendimet e qeverisë amerikane. Gjithashtu ai u shpreh se PD po ecën përpara dhe se do t’i prijë betejës popullore për ndryshim.