Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka zgjedhur të mos përzihet në çështjen më aktuale të ditëve të fundit, ku personat të panjohur po lënë dosje para zyreve të OVL e UÇK’së. Sipas Hotit, kjo punë i takon drejtësisë, dhe një qeveria normal siç e sheh veten ai dhe kabinetin e tij, s’ka çka përzihet.
Hoti po i shmangen deklarimeve rreth kësaj çështjeje, ani pse tashmë janë bërë publike, dhe ky lajm po dikutohet jo vetëm brenda vendit, por edhe në Gjykatën Speciale të Hagës.
Kryeministri Hoti, sot në një konferencë për media tha se nuk do të përzihet në punët e drejtësisë, dhe fton organet kompetente të mirret më këtë punë.
“Ndoshta çuditi që tash e tre muaj ka një qeveri normale. Tash e tre muaj ka një qeveri normale, që i ka kompetencat e veta që nuk i përzihet drejtësisë, ndoshta çuditeni pse e kemi këtë çasje, punët e drejtësisë janë të ndara me ato të Qeverisë, unë bëj thirrje që drejtësia të kryejë punën e vet në mënyrë të paanshme”, tha Hoti para gazetarëve.
Kujtojmë, që dosjet e dorëzuara në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pretendohet të jenë të dokumente të Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale.
Për afro tri javë OVL e UÇK-së tri herë ka pranuar disa dokumente, që pretendon se kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale për krime lufte në Kosovë. Përmbajtja e këtyre dokumenteve nuk është e qartë dhe nuk dihet nëse ato janë origjinale.
Identiteti i personit, i cili, sipas OVL-së, ka dërguar në këtë organizatë “mijëra dosje me dëshmi dhe emra dëshmitarësh”, vazhdon të jetë anonim.