Është hidraulik, por paguhet më shumë se një kryeministër, duke u shndërruar kështu në ndër njerëzit me profesionist në Britani.
Mungesa e punëtorëve në këtë profesion ka bërë 34 vjeçari të ndërtojë një pasuri të tërë.
Stephen Fry, fiton 210,000 paund në vit, jeton në një zonë milionerësh në Kensington dhe bën pushime luksoze në Maldive nëpërmjet zhbllokimit të tualeteve dhe rregullimit të çezmave që rrjedhin.
Fry filloi të punojë në këtë profesion që në moshën 17 vjeçare, pas një kursi dhe themeloi biznesin e tij para se të mbushte 20 vjec.
Ai fiton më shumë se Kryeministri me rregullimin e kaldajave dhe çezmat.
Fry shprehet se:
Çdo ditë është kënaqësi.
Mund të shkosh në një vend ku një gruaje i pikon tavani dhe po qan, kështu që është një ndjenjë e këndshme kur ndaloni ujin dhe e bëni të lumtur.
Unë kënaqem me punën time, jam punëtor, do të punoj dhe mendoj se nuk do heq dorë kurrë”.