Flori Qerkezi është i riu shqiptar që ka “çmendur” britanikët me forcën e tij. Flori, i cili jeton prej kohësh në Britaninë e Madhe është cilësuar si “Herkuli shqiptar”. Mes gjërave të pabesueshme që mund të bëjë, ai mund të ngrejë një makinë dhe të çajë fruta me muskuj.
Në një lidhje me Skype për Abc-ja e mëngjesit, ai rrëfeu për gazetarët se si arrin t’i bëjë këto gjëra. Ndër të tjera ai theksoi se dëshira e tij është që të marrë pjesë në ndonjë aktivitet sportiv.
“Gjithmonë e kam pasur dëshirë me bërë aktivitet fizik por këto 5 vite i kam kushtuar më shumë rëndësi palestrës. Kam ushtruar shumë por dhe kam qejf me e sfiduar pak trupin deri ku mundem të arrij.”, tha ai.