Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një dalje publike, se ndërkombëtarët nuk po mbajnë qëndrime të njëjta përballë Kosovës dhe Serbisë. Ai kujtoi që Serbia është duke bërë hapa përpara në proceset integruese në BE, ndërkohë që Kosovës nuk po i hapen as vizat.
Mbi këtë deklaratë, i ftuar në emisionin “Opinion” gazetari dhe analisti Baton Haxhiu, e cilësoi një lloj “brerje ndërgjegje” për sulmet përballë Serbisë, sjelljen e ndërkombëtarëve.
“Prej 12 Qershorit 1999 ekziston një bremje ndërgjegje e Evropës për bombardimet. SHBA janë përfaqësues dinjitoz përmes Nato-s dhe NAto ka qenë hera e parë dhe vetmja që ka bërë një luftë.
Unë mendoj sot se edhe rusët, edhe evropianët dhe një pjesë e administratës Obama kanë një brerje ndërgjegjeje për shkak të intervenimit. Dhe nëse duan marrëveshje me Serbinë dëshirojnë që të gjitha fytyrat ushtarake të UÇK-së t’i çojnë në burg. Unë mendoj që kushti kryesor për njohjen e Kosovës është dhe ky fakt. Është një lloj përkëdheljeje e Serbisë.
Vuçiç do thotë: ‘Unë i dërgova bashkë me evropianët dhe amerikanët në burg, tashmë jam i detyruar ta njoh Kosovën’.
Çuarja në burg e Hashim Thaçit i cili ka shpall pavarësinë e Kosovës në një pikë, ka lexuar pavarësinë bashkë me Jakup Krasniqin dhe Fatmir Sejdiun….
Nëse Thaçi shkon në burg, atëherë narracioni për luftën, për lirinë është i diskutueshëm. Edhe narracioni se NATO ka ndërhyrë për të mbrojtur qyetarët kosovarë është i diskutueshëm. Lufta që ka bërë Thaçi, Limaj, Haradinaj, Veseli, nuk mund të jetë ndrydshe veç luftë mbrojtëse ndaj ushtrisë së Millosheviçit. Ç’kuptim ka gjykimi i një lufte mbrojtëse? Vrasje gjatë luftës mund të ketë por nuk duhet të ndërtohet një narracion në një gjykatë speciale për një luftë që ka qenë e domosdoshme për të ndërtuar liririnë e Kosovës.