Sot është hapur në Serbi panairi Ndërkombëtar i Armëve dhe Pajisjeve Ushtarake ‘Partner 2021’. I pranishëm ishte edhe presidenti Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit deklaroi se Serbia do të vijojë ta forcojë ushtrinë e saj, duke nënvizuar se në botën e interesave nuk ka mëshirë për të dobëtit.
“Në botën e interesave nuk ka mëshirë për të dobëtit, por respekt për të fortët, prandaj është e rëndësishme të zhvillojmë industrinë e mbrojtjes. Është e rëndësishme të konkurrojmë me fuqitë e mëdha në promovimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake, është e rëndësishme të ndërtojmë rrugën tonë edhe në këtë çështje dhe t’i zgjedhim ato fusha në të cilat mund të konkurrojmë, sepse nuk mundemi në të gjitha”, tha Vuçiç.
Sipas tij, Serbia njihet sot në të gjithë botën për promovimin e paqes dhe stabilitetit.