Ish-presidenti amerikan George W. Bush tha se vrasja e George Floyd reflektonte një “dështim tronditës” në luftën e vendit kundër racizmit dhe u bëri thirrje autoriteteve të dëgjojnë kërkesat e protestuesve.
Bush, deklarata e të cilit tregon se pozicioni i tij ndryshon nga ai i Presidentit Donald Trump – megjithëse ai nuk e përmendi emrin e tij, beson se largimi nga vlerat amerikane ka shkaktuar demonstrime në të gjithë vendin.
“E vetmja mënyrë për të parë veten në dritën e duhur është të dëgjosh zërat e shumë të plagosurve dhe keqtrajtuarve,” tha ai.
“Ata që duan të heshtin nuk e kuptojnë kuptimin e Amerikës ose si duhet të bëhet një vend më i mirë,” shtoi ai.
Shkaku për protesta të mëdha mbarëkombëtare është vdekja e afrikano-amerikanit George Floyd gjatë një arrestimi të dhunshëm në Minneapolis në 25 maj.
Protestat janë shënuar nga dhuna, plaçkitja dhe vandalizmi në shumë vende, dhe presidenti amerikan po u kërkon guvernatorëve dhe krerëve të bashkive një qasje më të ashpër ndaj protestuesve, të cilët ai i quan emra nënçmues, dhe tha se po mendonte dhe reagim ushatarak ndaj tyre.
“New York është marrë përsipër nga hajdutë, banditë, e majta radikale…”, shkroi Trump në Twitter.
Bush tha se ai dhe gruaja e tij Laura ishin mërzitur nga “mbytja brutale e George Floyd”.
“Rasti i Floyd ngre pyetje me të cilat duhet të përballemi”, tha Bush.