Gazetarja Erjona Rusi me një shkrim ka reaguar lidhur me emigrantët që kthehen në vendlindje nga vendet e jashtme. Ajo e ‘revoltuar’ u kthen përgjigje të gjithë atyre që vijnë dhe e quajnë Shqipërinë të shëmtuar.
Reagimi i plotë i saj:
“Ndersa avioni i afrohej Rinasit, degjoj nje shqiptare nga keto qe jeton ne Angli: Sa qytet i shëmtuar është (referuar Tiranës). Një pyetje kam për ju që vini çdo verë: Kur s’ju pëlqen, pse ktheheni more? Na lini rehat neve që jetojmë këtu në këtë “shëmtinë” tonë.
Se nuk e di për ju, por unë nuk i ndërroj me asnjë vend të botës rrugicat e Shkodrës, qetësinë e Shirokës, rërën e Velipojës, magjepsjen e Valbonës, lartësinë e kanioneve të Osumit, mëngjesin e Livadhit, ngjyrat e Dhërmiut, gurgullimën e lumit të Shalës, aventurën e Thethit, freskinë e Dajtit, rrugicat e Liqenit, shëtitjen e pedonales, bardhësinë e Voskopojës, madje madje as atë kafenenë e përhershme që më është bërë si shtëpi e takoj njerëzit më të dashur.
Se ngado që shkoj, edhe pse mahnitem, prap mezi pres të kthehem te ajo kafene e tek gjithçka që është e imja po aq sa e juaja”– shkruan Erjona Rusi.